Zbulohen formacionet zyrtare/ Juventus luan pa sulmues ndaj Napolit, Conte me shumë mungesa
Napoli pret Juventus-in në “Diego Armando Maradona” në supersfidën e javës së 14-të të Serie A, që nis në orën 20:45. Të dy trajnerët përballen me mungesa të rëndësishme, teksa përplasja pritet të ketë skema pothuajse të njëjta në fushë.
Conte, mes emergjencës dhe detyrimit për të improvizuar, zgjedh sistemin 3-4-3. Para portierit Milinkovic-Savic, luajnë Beukema, Rrahmani dhe Buongiorno. Në krahë veprojnë Di Lorenzo dhe Olivera, ndërsa Elmas zë vendin titullar në qendër, duke formuar dyshe me McTominay. Përpara aktivizohet tridenti Neres–Hojlund–Lang.
Spalletti përgjigjet me një modul thuajse simetrik, duke rikthyer Koopmeiners në mbrojtje, së bashku me Kalulu dhe Kelly. Në mesfushë, Locatelli dhe Thuram synojnë të japin ekuilibër dhe forcë fizike, ndërsa Cambiaso dhe Cabal mbulojnë krahët. Në sulm, vendimi surprizues është aktivizimi i Yildiz si “9 false”, me McKennie dhe Conceiçao në mbështetje. Në stol mbeten emrat e rëndë si Openda dhe David.
Formacionet zyrtare
Napoli (3-4-3):
Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Elmas, McTominay, Olivera; Neres, Hojlund, Lang.
Trajner: Antonio Conte.
Juventus (3-4-2-1):
Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Thuram, Cabal; Conceiçao, McKennie; Yildiz.
Trajner: Luciano Spalletti.
KOHA JONË SONDAZH

