Zbulohen formacionet zyrtare, Kosova sfidon Anglinë me formacion sulmues

Sonte në mbrëmje shqiptarët do të shohin edhe Kosovën, që do të sfidojë Anglinë në “St Mary” të Southamptonit. Pas fitoreje jetike ndaj Republikës Çeke, dardanët e Bernard Challandes edhe pse me mungesa të rëndësishme do të kërkojnë të bëjë surprizën e madhe në ishull përballë tre luanëve.

 

Dardanët do të zbresin në fushë me 4-2-3-1. Muric do të luajë në portë, Vojvoda dhe Hadergjonaj në krahët e mbrojtjes, ndërkohë që Rrahmani dhe Aliti formojnë dyshen e qendrës. Voca dhe Haslimi formojnë dyshen para mbrojtjes, ndërkohë që Valon Berisha, Muslija, dhe Celina do të formojnë trinomin pas Muriqit, që do të luajë si sulmues i vetëm.

Misioni këtë herë do të jetë shumë i vështirë për Kosovën pasi Anglia nuk është rivali i vërtetë i tyre në grupin A, pasi kualifikimin në Euro 2020 do të luajnë pikërisht me Republikën Çeke pasi tre luanët janë të një tjetër planeti. Në krahun tjetër vendasit do të zbresin në fushë me të njëjtën skemë, teksa Sancho, Barkley dhe Sterlin do të formojnë trinomin pas Harry Kane.

15 ndeshjet radhazi pa humbje e bëjnë Kosovën një nga skuadrat me ecurinë më të mirë në këtë periudhë dhe dardanët do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë mirë edhe ndaj Anglisë ndaj të cilëve edhe një humbje minimale do të ishte një rezultat i shkëlqyer.

SHKARKO APP