Zbulohen formacionet zyrtare të derbit Partizani-Tirana

Pas pak minutash do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës në në stadiumin “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm për javën e 15-të të fazës së dytë të Superiores. Ky do të jetë derbi numër 160 në të gjitha kompeticionet, ku “Demat e kuq” kanë triumfuar 66 herë, teksa 42 fitore numërojnë bardheblutë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Daja dhe Dede, kanë hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Spikat aktivizimi nga minuta e parë i Seferit dhe Muratajt, që janë edhe 2 afrimet e skuadrave respektive në merkaton e janarit.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

SHKARKO APP