Zbulohen formacionet zyrtare të finales Roma-Feyenoord, Kumbulla e nis nga stoli

Roma dhe Feyenoord janë gati për finalen e madhe të Conference League. Të dy trajnerët kanë zbuluar dhe formacionet me të cilat do të zbresin në fushë.
Trajneri Jose Mourinho do të luajë me vendosjen 3-5-2. Ne fushë nga minuta e parë për fatin e keq nuk do të jetë Marash Kumbulla. Në portë do të jetë Rui Patricio. Mancini, Smalling dhe Ibanz në mbrojtje. Cristante dhe Mkhitaryan do të jenë ne mesfushë, ndërkohë që Karsdrop dhe Zolëski do të jenë në krahët e mesfushës. Zaniolo dhe kapiteni Pellegrini do të mbështesin Abraham.
Ne krahun tjetër Feyenoord do të luajë me trinomin sulmues Sinisterra, dhe Nelson do të mbështesin Dessers që është dhe rreziku kryesor për verdhekuqtë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

