Zbulohen formacionet zyrtare të klasikes Vllaznia-Tirana

Vllaznia e Tirana përballen mes tyre prej orës 16:45, teksa trajnerët Brdaric e Shehi kanë zbuluar dhe vendosjet e ekipeve. Në kampin shkodran janë të dëmtuar Gurishta, Jonuzi e braziliani Da Silva, kurse në krahun tjetër Tirana nuk ka të pezulluarit Totre e Tosevski.

Brdaric do të luajë me skemën 3-4-3, me Bulatovic që luan si qendër e majtë në prapavijë. Nga krahët luajnë Kruja e Hakaj, ndërsa në mesfushë vetëm Krymi e Mustedanagic. Në sulm Çoba do të luajë së bashku me Aralica dhe Latifin.

Te Tirana Toli është zhvendosur në të djathtë të mbrojtjes dhe Hoti e Najdovksi do të luajnë në mesfushë, së bashku me Limajn. Sulmi mbetet i pandryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia: Zogoviç, Dianje, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Kruja, Krymi, Mustedanagiç, Latifi, Çoba, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç

Tirana: Bekaj, Najdovski, Hoxhallari, Behiratche, Ismajlgeci, Toli, Hoti, Limaj, Gjumsi, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?