Zbulohen sa paguhen gjyqtarët që vendosin drejtësi në Kupën e Botës
Pagat e arbitrave të Botërorit “Katar 2022” janë të kënaqshme. Arbitri kryesor shpërblehet me rreth 5000 euro për ndeshje në fazën e grupeve dhe 10 000 euro për çdo ndeshje që drejton në fazën me eliminim direkt.
Në rastin e anësorëve dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshjeje, fitimet e tyre janë sa gjysma e kryesorit, 2500 dhe 5000 secili.
VAR-i është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Botërorin “Rusi 2018” dhe shfaqet sërish në Katar. Dhe gjyqtarët e VAR-it, si ata në fushë, marrin gjithashtu të ardhurat e tyre.
Konkretisht, ata fitojnë 3000 euro për ndeshje në fazën e grupeve dhe 5000 për çdo ndeshje në atë me eliminim direkt.