Zbulohen shifrat e transferimit të Rudiger te Real Madridi

Antonio Rudiger do t’i bashkohet Realit të Madridit këtë verë. Klubi mbretëror dhe mbrojtësi gjerman tashmë e kanë arritur marrëveshjen. Mungojnë vetëm disa detaje për transferimin zyrtar të mbrojtësit në Spanjë.

“Marca” zbuloi sot në faqen e parë të gjitha shifrat e operacionit: 9 milionë euro pagë për lojtarin në sezon për 4 vite, plus 8 milionë në formë bonusesh. Përveç kësaj, Reali do të shpenzojë edhe 15 milionë euro komisione për menaxherët e lojtarit.

Real Madridi do të investojë rreth 59 milionë euro deri në vitin 2026 për Rudigerin, i konsideruar nga drejtuesit e “Los Blancos” si një mundësi e mirë në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?