Zbulohen sonte dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste në Champions League
Champions League mbrëmjen e sotme rezervon emocione të mëdha në dy duele shumë interesante që do zbulojnë dy ekipet e fundit që do i bashkohen Realit dhe Villarealit në gjysmëfinale.
E gjithë vëmendja do të jetë te dueli Atletico Madrid-Manchester City. “Qytetarët” fituan takimin e parë me gol të Kevin De Bruyne, megjithatë është shumë pak për të thënë se e kanë siguruar kalimin më tej. Spanjollët bëjnë llogaritë pa Herreran dhe Gimenez, ndërsa City nuk do të ketë Gabriel Jesus të pezulluar.
Bileta e fundit për një vend në gjysmëfinale është ajo mes Liverpool dhe Benfica. Anglezët, edhe pse kanë hedhur një hap të sigurt drejt kalimit më tej pas asaj fitoreje 3-1 në ndeshjen e parë, nuk do ta nënvlerësojnë aspak kundërshtarin. Kështu është shprehur dhe trajneri Jurgen Klopp, në konferencën zyrtare në prag të sfidës.
Lajmi i mirë për “The Reds” është se nuk kanë asnjë mungesë dhe për këtë arsye, Klopp pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ndërsa te Benfica vuajnë mungesën e Rafa Silvës.
KOHA JONË SONDAZH

