Zbulohet 3 klubet e mëdha që ushtruan presion në UEFA për dënimin e City-it

UEFA nuk ka vepruar e vetme për dënimin e Manchester City-it, por është vënë nën presion edhe nga klubet e mëdha si Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich, krahas skuadrave të mëdha në Premier League. Ky është zbulimi i fundit i bërë nga sajti “The Athletic” për përjashtimin për dy sezone nga të gjitha kompeticionet europiane të “qytetarëve”.

“Te City besojnë se klube të ndryshme si Real, Bayern dhe ekipet e tjera angleze, kanë bërë presion në UEFA për dënimin. Pas kësaj qëndron edhe PSG, që ka evituar një sanksion të tillë, teksa presidenti Nasser Al-Khelaifi është një nga anëtarët e Eca-s në UEFA-s”, shkruhet në shkrimin e sajtit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP