Zbulohet blerja e parë te Manchester United pas afrimit të Ten Hag

Manchester United kërkon që në merkaton e verës të bëjë disa ndryshime të rëndësishme, pasi të ketë firmosur me strategun Ten Hag. Një ndër emrat e parë që do tentohet është Kalvin Phillips, lojtari i Leeds United ka “rrëmbyer” vëmendjen e Djajve të Kuq.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit përfundon në vitin 2024 dhe anglezi ka treguar se është një tifoz i madh i Leeds që prej fëmijërisë, por duket se ky fakt nuk përben problem për Djajtë e Kuq të cilët tashmë ja kanë marrë dorën të tërheqin pranë vetes shume lojtarë të ekipit anglez.

Nënshkrimi me mesfushorin anglez nuk do te jetë i lehtë, pasi United do të përballet me konkurrencë nga një sërë klubesh siç janë Aston Villa dhe West Ham.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?