Zbulohet data e zhvillimit të Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit
Këshilli i Lega Serie A ka vendosur që Superkupa e Italisë, ndërmjet Interit dhe Juventusit, do të luhet në “San Siro” më 12 janar 2022. Bardhezinjtë, fituesit në fuqi të Kupës së Italisë, e kanë nisur keq këtë sezon.
Megjithatë, ata kanë bërë shumë mirë në Champions, ku kanë pikë të plota dhe janë kualifikuar në grup dy ndeshje nga fundi. Si alternativë për zhvillimin e kësaj finaleje, përveç “San Siros” ishte edhe Arabia Saudite, e cila tashmë kishte pritur edicionet e vitit 2018 dhe 2019.
Vitin e kaluar, Juventusi mundi 2-0 Napolin në stadiumin “Mapei” të Reggio Emilia.
KOHA JONË SONDAZH

