Zbulohet data kur mund të rifillojë Premier League

8 qershori është data kur mund të rinisë sezoni 2019-2020 i Premier League. Për shkak të pandemisë së Covid-19, futbolli në Europë është paralizuar që nga data 12 mars, por pas thuajse tre muajsh ndalesë është programuar që kampionati anglez të rinisë në datën 8 qershor, të paktën kështu ka vendosur Federata Angleze e Futbollit.

Të gjitha ligat e rëndësishme europiane ashtu si Premier League kanë diskutuar me UEFA-n gjatë kësaj periudhe për të mësuar kur do të jetë e mundur rinisja e kampionateve.

Premier League ka një datë rinisjeje, teksa ideja është që 92 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit të luhen në harkun e 5 javëve dhe kampionati të përfundojë në mes të korrikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?