Zbulohet detaji befasues në trashëgiminë e Maradonës, askush nuk e priste këtë dhuratë të çmuar nga…
Në trashëgiminë e Diego Armando Maradonës është edhe një shtëpi në Havana. Sipas avokatit argjentinas, Mauricio D’Alessandro, një nga djemtë e Fidel Castro e kishin kontaktuar avokatin e “Pibe de Oro”, Matias Morla, për t’i kujtuar se babai i tij i kishte dhënë një pronë, që përmbante një duzinë objektesh, yllit të futbollit, e cila ende sot ruhet si muze.
Fotografitë, letrat nga disa udhëheqës botërorë apo edhe muret e pikturuara nga vetë Maradona janë kujtesë faktike e legjendës argjentinase të futbollit, që ndërroi jetë nëntorin e kaluar.
“Ai ngrihej në mëngjes dhe fillonte të pikturonte, duke shkruar mesazhe si ‘Fidel, të dua’, – kujton djali i ish-ushëheqësit komunist kubanez. Trashëgimia e “Diez” është ende e vështirë për t’u llogaritur, me kaq shumë prona dhe pasuri në të gjithë botën. Maradona kishte mbërritur në kryeqytetin kubanez në janar 2000 për t’u detoksifikuar në klinikën “La Pradera”.
Ai dhe Fidel Kastro u takuan më 1987 dhe që nga ajo kohë ka pasur kontakte të vazhdueshme midis të dyve. Në vitin 2005, gjatë transmetimit të tij “La noche del 10”, Maradona intervistoi fidel Castro. “Ai është më i madhi në histori”, – tha argjentinasi për Fidel, duke e konsideruar liderin kubanez si “Che Guevara i sportit”.