Zbulohet e dashura e re e Cristiano Ronaldos

Është 29 vjeçe, punon si gazetare dhe shpesh nxjerr në pah linjat e saj perfekte. Bëhet fjalë për meksikanen Vanessa Huppenkothen, e cila mendohet se ka zënë vendin e lënë bosh nga Irina Shayk. Me ndarjen nga modelja ruse, Cristiano Ronaldo është hedhur në krah të bukuroshes meksikane e cila është shpallur “'Miss Ciudad de Mexico”  në vitin 2007.  Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle që theksojnë se sulmuesi portugez dhe prezantuesja televizive janë njohur gjatë Botërorit të Brazilit, ku edhe ajo u bë objekt mediatik për shkak të sharmit. Duket se atje kishte nisur kështu një histori sekrete. Një lajm që mund ta trondisë ish-të dashurën e tij, Irina Shayk, e cila njoftoi ndarjen nga fituesi i Topit të Artë vetëm pak kohë më parë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?