Zbulohet formacionet e Spanjë-Shqipëri, luan talenti i ri Broja

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë pas pak minutash një miqësore prestigjioze ndaj një emri të madh si Spanja. Trajneri Reja ka zgjedhur dhe 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës. Në portë është konfirmuar kapiteni Etrit Berisha.

Në mbrojtje Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli do të formojnë trinomin. Në mesfushë nga krahët dhe më detyra mbrojtëse do të jenë Balliu dhe Hysaj, ndërkohë në qendër do të jetë dyshja Gjasula-Laci. Keidi Bare do të mbështesë dyshen Broja dhe Cikalleshi. Ky i fundit ka fituar balotazhin me Uzunin.

Spanja ndërkohë nuk i ka kursyer yjet, teksa nga minuta e parë do të jenë në sulm Ferran Torres, Morata dhe Sarabia. Në mesfushë do të jenë të shumtë talentet, si Gavi, Rodri dhe Sarabia. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?