Zbulohet formacioni më i mirë i Championsit, dominim i lehtë i Realit

Faqja zyrtare e Champions League ka publikuar së fundmi formacionin më të mirë për sezonin, ku Real Madrid dominon me 3 lojtarë nga 11-shi i përzgjedhur.

Njeriu i ndeshjes në finalen ndaj Liverpool, Thibaut Courtois, është zgjedhur si portieri më i mirë. Mbrojtja formohet nga një tjetër madrilen si Militao, Cancelo i Manchester City-t, si dhe mbrojtësi i Atletico Madrid, Reinaldo.

Në mesfushë nuk mund të mungonte Salah, ndërkohë që reparti kompletohet nga Mahrez, Sane dhe Danjuma i Villarrealit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trinomi i sulmit formohet nga Heller i Ajax, Lewandowski dhe 5-herë fituesi i Champions League, Karim Benzema.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?