Zbulohet formacioni zyrtar i Shqipërisë në miqësoren ndaj Estonisë, Broja e nis nga stoli

Shqipëria do të luajë pas pak minutash sfidën miqësore ndaj Estonisë. Trajneri Reja ka zbuluar dhe formacionin që do të hedhë në fushë.

Në portë nga minuta e parë do të jetë Selmani, në mbrojtje do të vendosen Mihaj, Veseli dhe Adrian Bajrami. Në mesfushë Hysaj dhe Hoxhollari do të aktivizohen nga krahët, ndërkohë që Çokaj, Ramadani dhe Çekiçi do të jenë më në qendër.

Në sulm nuk do të jetë Armando Broja nga minuta e parë, por Taulant Seferi që do të formojë dyshen me Vrionin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?