Zbulohet formacioni zyrtar ndaj Ukrainës, Sylvinho i beson Laçit

Shqipëria do të luajë pas pak sfidën e parë në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës në Pragë. Trajneri Sylvinho ka vendosur për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës, teksa nuk ka shumë surpriza.

Në portë do të jetë Strakosha. Në mbrojtje Kumbulla dhe Ismjali në qendër dhe Mitaj e Hysaj nga rahat. Ramadani dhe Asllani do të jenë dyshja pak më përpara, ndërkohë që Laçi, Bajrami dhe Asani do të mbështesin Manajn.

Në krahun tjetër Ukraina i beson Yaremchuk në majën e sulmit, i mbështetur nga Tsygankov. Të mos harrojmë se jemi në një grup me Gjeorgjinë dhe Çekinë, ku sot gjeorgjianët fituan thellë ndaj çekëve 4-1. Me datë 10 shtator presim Gjeorgjinë, një ekip që po bën jehonë me ndeshjet e fundit.

SHKARKO APP