Zbulohet futbollisti që është infektuar me koronavirus te Barcelona

Jean Clair Todibo është lojtari i Barcelonës i cili doli pozitiv me Koronavirus nga 9 testet e kryera një ditë më parë në prag të nisjes së fazës përgatitore. Francezi, i cili ka luajtur në huazim te Schalke 04, do të izolohet në shtëpi dhe nuk do të fillojë stërvitjen derisa të shërohet plotësisht.

Barcelona njoftoi se, “pas testeve të PCR të kryera të martën, pasdite, në grupin e nëntë lojtarëve që fillojnë paraprakisht sot stërvitjen njëri prej tyre u testua pozitiv për Covid-19. Personi i prekur është asimptomatik, është me shëndet të mirë dhe është i izoluar në shtëpi.”

Vetë Todibo, përmes rrjeteve sociale, ka konfirmuar se është ai personi që ka rezultuar me koronavirus dhe ka dërguar një mesazh qetësues, duke siguruar se gëzon shëndet të mirë. Klubi ka informuar autoritetet kompetente sportive dhe shëndetësore për këtë rast. Për më tepër, të gjithë personat që kishin kontakte me Todibo janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse PCR.

Image

SHKARKO APP