Zbulohet koha e rikuperimit për Strakoshën pas dëmtimit
Lazio synon që ta shfrytëzojë periudhën e përgatitjeve për rifillimin e sezonit për të rikuperuar të gjithë futbollistët. Përveç Senad Lulic dhe Lucas Leiva, trajneri Inzaghi kërkon që të zgjidhë edhe problemet në portë.
Këto ditë do të jenë të rëndësishme për Strakoshën, i cili ka shfaqur probleme në shpinë. Sipas mediave pranë klubi bardhekaltër, koha e rikuperimit do të jetë vetëm 1 javë. Gjatë këtyre ditëve sipas “Corriere dello Sport”, gardiani shqiptar do të bëjë më shumë fizioterapi për të rikuperuar problemet.
Roli i titullarit për të nuk do të vihet asnjëherë në diskutim. Në Formello këto ditë do të jenë të rëndësishme edhe për portierin tjetër shqiptar Marco Alia, i cili mund të debutojë në fundin e këtij sezonit. Ndërkohë që portieri tjetër është Guido Guerrrieri, pasi Silvio Proto do të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë pas rikthimit në Romë. /R.Lika-Koha Jone/