Zbulohet kontrata, ylli i Bayernit refuzoi ofertën e majme nga Reali në vitin 2013

Robert Lewandowski  refuzoi transferimin te Real Madridi në vitin 2013 kur i përfundoi kontrata me Borussia Dortmund. Media sportive polake, “OneNet”, ka publikuar madje kontratën që klubi spanjoll i kishte nisur sulmuesit, ku i ofrohej një bonus prej gati 11 milionë eurosh për nënshkrimin dhe një rrogë prej 9,6 milionë eurosh në sezon.

Por sulmuesi polak e refuzoi këtë kontratë për të kaluar te Bayern Munchen duke qëndruar në Gjermani. Sipas dokumenteve të publikuara, kontrata me Real Madrid do të zgjaste deri në vitin 2020, periudhë gjatë së cilës do të kishte arkëtuar gati 80 milionë euro.

Në të përfshihen edhe detaje interesante, të aktiviteteve të ndryshme në të cilat Lewandowski  nuk duhet të merrte pjesë ndërsa luante për madrilenët, si xhirot me motoçikletë dhe motorë uji, skitë, alpinizmi dhe hedhje me parashutë.

Por sipas medias polake, sulmuesi në atë kohë mendonte se do të përdorej si rezervë e Karim Benzema dhe zgjodhi të luante si titullar për Bayern. Me bavarezët ka fituar deri tani 6 tituj kampion dhe 3 herë Kupën e Gjermanisë, por nuk ka fituar ende Champions League. Tashmë ai ka një rrogë prej 20 milionë eurosh në sezon me bavarezët.

Image

SHKARKO APP