Zbulohet lista e 30 kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”
Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar para listën e 30 kandidatëve për çmimin e “Topit të Artë”. Në të sigurisht nuk mund të mungonin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi është më i favorizuar për shkak të triumfit në Kupën e Amerikës.
Rivali i tij nuk do të jetë portugezi, por një mes Lewandowskit dhe Jorginhos. Ky i fundi ndërkohë fitoi Championsin me Chelsea-n dhe Evropianin me Italinë. Në listën me 30 emra ka shumë yje të tjerë si Haaland, Lukaku, Donnarumma, Neymar, etj.
Lista e 30 kandidatëve: Cesar Azpilicueta, Nicolas Barella, Karim Benzema, Leonardo Bonucci, Kevin de Bruyne, Giorgio Chiellini, Cristiano Ronaldo, Ruben Dias, Gianluigi Donnarumma, Bruno Fernandes, Phil Foden, Erling Haaland, Jorginho, Harry Kane, N’Golo Kanté, Simon Kjaer, Robert Lewandowski, Romelu Lukaku, Riyad Mahrez, Lautaro Martinez, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luka Modric, Gerard Moreno, Mason Mount, Neymar, Pedri, Mohamed Salah, Raheem Sterling, Luis Suarez.