Zbulohet lista e dëshirave të Mourinhos në merkaton e janarit
Roma e Jose Mourinhos do të jetë protagoniste në merkaton e ardhshme të dimrit. La Gazzetta dello Sport ka zbuluar një listë dëshirash për strategun portugez gjatë janarit.
Për qendrën e mesfushës. kandidatët janë Florian Grillitsch i Hoffenheim; Giulio Maggiore nga Spezia dhe Tolisso nga Bayern Munich. Ky i fundit është më i komplikuari në nivel pagash, por ka bonusin e përfundimit të kontratës në fund të sezonit.
Klubi bavarez nuk bën shumë lëshime kur bëhet fjalë për të lënë lojtarët e tyre të largohen por në Janar me një ofertë modeste mund ta lënë të lire. Nga ana tjetër, Grillitsch është një profil më i ulët dhe, për rrjedhojë, më i përballueshëm në nivel ekonomik, gjithmonë në merkaton e dimrit.
Për mbrojtjen, Mourinho ka hedhur sytë në Angli ku Max Aarons është favorit për anën e djathtë. Çmimi është pengesa kryesore, 20 milionë euro. Tashmë ka interesuar të tjerë të mëdhenj për të por gjithsesi portugezi ka edhe një emër alternative, Diogo Dalot, nga Man. United.
KOHA JONË SONDAZH

