Zbulohet një nga problemet e Interit, kur pëson gol më pas e humbet ndeshjen

Interi po përballet me një problem të dukshëm në ndeshjet e mëdha, dhe tashmë kjo është e qartë për të gjithë. Pas humbjeve ndaj Juventusit, Napolit, Milanit dhe Atletico Madridit, zikaltërit u mposhtën edhe nga Liverpooli, duke shkuar në 6 humbje këtë sezon në 21 ndeshje: 14 në Serie A, 6 në Champions League dhe 1 në Kupën e Italisë. Por ka një tjetër të dhënë që i bashkon të gjitha këto rezultate negative.

Duke analizuar secilën ndeshje, vihet re se Interi ka kaluar në disavantazh në gjashtë raste dhe i ka humbur të gjitha. Edhe pse dinamika e ndeshjeve ka ndryshuar, me disa prej tyre të barazuara përkohësisht ose edhe të përmbysura, në fund rezultati ka qenë i njëjtë: zero pikë.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një problem mental, teknik, taktik apo fizik, por është e dukshme se mungon reagimi nga skuadra. Nuk është çështje e mungesës së rasteve, sepse shpesh Interi shkakton volum loje dhe krijon mundësi, por ose nuk konkretizon, duke e bërë lodhjen të pavlefshme, ose goli vjen vetëm përkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Cristian Chivu duhet të gjejë sa më shpejt një zgjidhje, sepse ky trend po i kushton rëndë Interit në sezonin aktual.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?