Zbulohet premio që do të marrin lojtarët e Maqedonisë së Veriut nëse kualifikohen për në Kupën e Botës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka udhëtuar së bashku me ekipin e futbollit drejt Portugalisë, ku përfaqësuesja e vendit të tij do të luajë ndeshjen e jetës.
Ai ka premtuar një shpërblim prej 500 mijë eurosh për secilin lojtarë, nëse ata sigurojnë kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Ju jeni kampionët për ne, fituesit dhe krenaria e të gjithëve ne. Ne besojmë në ju dhe për këtë dua t’ju uroj suksese në ndeshjen me Portugalinë. Më e pakta që mund të bëjmë si qeveri është një çmim. 500,000 euro nëse kualifikoheni në Kupën e Botës”, tha kryeministri Kovacevski.
KOHA JONË SONDAZH

