Zbulohet pyetja e parë që i bëri Salah Klopp-it kur e takoi

 Muhamed Salah u transferua nga Roma tek Liverpooli në verën e 2017 për vlerën e 37 milion eurove. Sulmuesi me origjinë egjiptiane u përshtat më së miri me futbollin anglez, duke arritur që të lërë gjurmë.

Salah së fundmi ka zbuluar një episod mjaft të veçantë me trajnerin Klopp kur erdhi për herë të parë tek Liverpooli.

Në një intervistë për “BEIN Sport” egjiptiani u shpreh: “Kur u takova me Kloppin ai më foli për projektin dhe isha shumë i emocionuar. Pyetja e parë që i bëra ishte: ‘Çfarë do bëhet me Mane?’, pasi ne luanim në të njëjtin krah.

Klopp mu përgjigj se Mane do luante në krahun e majtë. Më pas nuk u desh shumë kohë që unë dhe Mane të asistonim shumë herë për njëri tjetrin”, deklaroi Salah.

SHKARKO APP