Zbulohet se kur do të luhet derbi Partizani-Tirana
Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana është një nga ndeshjet që gjithmonë zgjon interes të lartë, me tifozeritë e dy skuadrave që mbushin stadiumet në çdo përballje mes “bardhebluve” dhe “Të Kuqve”.
Dy ekipet kryeqytetase do të përballen më 7 maj në orën 19:45, për takimin e raundit të 33-të të Abissnet Superiore, me Tiranën që mund të shkojë në këtë super sfidë ai kampione e Shqipërisë, nëse nuk humbet këtë të mërkurë (sot) ndaj Teutës.
Derbi i kryeqytetit është zhvendosur për në “Elbasan Arena”, pasi UEFA ka refuzuar zhvillimin e saj në “Air Albania” për shkak të finales së Conference League, që do të luhet aty më 25 maj.
Tifozeritë e dy skuadrave të kryeqytetit do duhet të udhëtojnë për në Elbasan, për të ndjekur atë që cilësohet si ndeshja më e rëndësishme e Tiranës dhe Partizanit.
KOHA JONË SONDAZH

