Zbulohet “sekreti” i Realit, ja çfarë bëjnë futbollistët para ndeshjeve

Reali i Madridit zgjodhi stadiumin “Alfredo di Stefano” për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të kampionatit spanjoll dhe mediat kanë zbuluar një traditë përpara fillimit të tyre.

Skuadra dhe stafi bëjnë një shëtitje duke shkuar në të gjitha zonat e qendrës stërvitore në “Valdebebas” dhe “Marca” shkruan se trajneri Zinedine Zidane e shfrytëzon këtë moment për t’i bërë lojtarët të ndihen mirë në aspektin psikologjik, por edhe në atë fizik.

Lojtarët bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të ndarë në grupe shëtisin duke diskutuar edhe për ndeshjen e radhës. Kjo rutinë ka funksionuar më së miri dhe Zidane mesa duket do të vijojë që ta bëjë edhe në javët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?