Zbulohet shuma e frikshme që i kushton Interit shkarkimi i Contes

Në ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm të Antonio Contes në fundin e këtij sezoni. Sinjalet i ka dhënë vet strategu italian, me deklaratat e tij në media, por kostoja e një shkarkimi të mundshëm të tij është shumë e madhe.

150 milionë euro do të duhet të paguajë Interi në 3 vitet në vijim për të dhe stafin e tij, pasi janë nën kontratë. Një shifër e papërballueshme duke marrë në konsideratë edhe pandeminë që ka goditur jo pak financën e klubit. Interi ndërkohë ka ende për të paguar 13.5 milionë euro për Spalletin dhe stafin e tij.

Steven Zhang dhe grupi Suning nuk mund të mendojnë për një pasues për Conten, të paktën për momentin. Në rast se vetë strategu italian do të largohet njëlloj si në vitin 2014 nga Juventusi, atëherë nuk do të ketë asnjë barrierë. Strategu italian nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer sërish në Premier League, në mënyrë që të marrë hak ndaj Chelsea-t, një aventurë që nuk u mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP