Zbuloni rrugën se si u zgjodh trajneri i ri i kombëtares

Kristian Panuçi pritet të zyrtarizohet të enjten si trajner i ri i Shqipërisë. Akordi me ish-mbrojtësin e njohur të Italisë është arritur prej ditësh, por FSHF dhe më konkretisht kreu i saj, Armand Duka, kanë hezituar të publikojnë lajmin, pasi më parë duhet të mbyllin disa detaje të kontratës.

Duka ka preferuar Panuçin dhe jo Luixhi De Kanion, i cili gjithashtu ishte një kandidat potencial për pankinën kuqezi. Pritet që nesër 44-vjeçari i lindur në Savona të Italisë të udhëtojë drejt Tiranës dhe të enjten të bëjë prezantimin zyrtar nga ambientet e FSHF-së. Panuçi ka thuajse një vit që nuk drejton ekip. Për herë të fundit ka qenë në krye të Ternanës në Serinë B.

PRAPASKENA

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Panorama Sport, Legjenda e trajningut italian, Fabio Kapelo, mësohet se ka luajtur një rol vendimtar për sponsorizimin e Kristian Panuçit në stolin e Kombëtares shqiptare. Gazeta zbulon ekskluzivisht nga burime pranë drejtuesve të FSHF-së se trajneri i shquar italian ka telefonuar pak javë më parë presidentin Armand Duka. Pasi kishte mësuar se ky i fundit ishte vënë në lëvizje për të gjetur një italian si pasardhës të Xhani De Biazit, menjëherë Kapelo ka ndërhyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

71-vjeçari, i cili njihet ndryshe edhe si Don Fabio, ka kërkuar të telefonojë personalisht Dukën, për ta bindur që të zgjidhte Panuçin, të cilin e ka pasur ish-asistent të tij te Kombëtarja e Rusisë në vitet 2012-2014.

“Mësova që po kërkoni trajner, ju sugjeroj Panuçin. Nuk do t’ju zhgënjejë”, – mësohet t’i ketë thënë Kapelo kreut të FSHF-së. Pas një bisede miqësore, Duka ka bërë hap konkret, duke dëgjuar këshillën e Kapelos. Presidenti ka lënë një takim me Panuçin në Romë dhe për afro tre orë ka dëgjuar këtë të fundit për kërkesat që ka në rast se Duka i ofron pankinën kuqezi.

Ish-mbrojtësi i Milanit, Realit, Interit dhe Romës ka qenë në shumë pika dakord me Dukën. Ndërkohë, presidenti i FSHF-së ka qenë shumë i dyzuar, pasi në këtë periudhë i kanë rekomanduar disa emra teknikësh italianë. Madje, kandidati më i fuqishëm fillimisht është parë ish-trajneri i Udinezes dhe Napolit, De Kanio, pwrcjell Panorama Sport.

Për 59-vjeçarin, që ka drejtuar edhe ekipin anglez, QPR, kanë lobuar fort te Duka njerëz pranë Federatës Italiane të Futbollit. Gjithsesi, në fund, numri një i futbollit shqiptar mes eksperiencës së De Kanios dhe ambicies së një trajneri relativisht të ri si Panuçi, ka zgjedhur këtë të fundit për stolin e Shqipërisë. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga FSHF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?