Zbutet UEFA, mund të pranojë dhe mbylljen e disa kampionateve pa luajtur

Në një video konferencë me 55 federatat anëtare të UEFA-s, që u zhvillua këtë të martë, ndryshoi disi dhe qëndrimi i presidentit Alexander Ceferin, i cili rekomandoi fort që vendet europiane të bëjnë maksimumin që kampionatet respektive të përfundojnë, por ndryshoi qëndrim sa i përket këmbënguljes se mund të ketë edhe përjashtime nga kompeticionet europiane në rast se nuk bëhet diçka e tillë, pasi pranoi se në raste të veçanta, pezullimi i sezonit do të merret parasysh.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga komiteti ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian thuhet se duket patur parasysh disa përjashtime për raste ekstreme UEFA, po zhvillon aktualisht disa direktiva për pjesëmarrjen e klubeve në kompeticionet europiane, për t’i asistuar ato në rast se do të ketë pezullime të ligave apo kupave në vende të ndryshme të Europës, për shkak të pamundësisë për të zhvilluar aktivitetin si pasojë e pandemisë së Covid 19.

Deri në këto momente Eredivisie e Holandës rrezikon të mos rifillojë pasi qeveria në këtë vend ka vendosur që deri me datë 1 shtator të mos zhvillohet asnjë aktivitet futbollistik profesionist, ndërkohë që Belgjika kishte deklaruar më parë mbylljen e sezonit futbollistik.

SHKARKO APP