Zëvendësues perfekt i Casemiros, Ancelotti i fiksuar pas mesfushorit të Leeds

Real Madrid kërkon marrë në ekipin e tij mesfushorin anglez Kalvin Mark Phillips, që luan me skuadrën e Leeds United. Për lojtarin është interesuar edhe Liverpool, por sipas të përditshmes “El Nacional”, trajneri Carlo Ancelotti e kërkon me ngulm 26-vjeçarin.

Mesfushori që luan dhe kombëtaren e “3 luanëve” shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiro. Problem do të jetë shuma që skuadra e Leeds kërkon për Phillips, 35 milionë euro.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Phillips ka veshur vetëm fanellën e Leeds United, ndaj dhe duhet parë se cila do të jetë dëshira e tij për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?