Zgjedhjet në FSHF, Komiteti Ekzekutiv do të konfirmojë sot 3 kandidatët
Asambleja e Përgjithshme e FSHF do të zhvillohet më 2 mars dhe ditën e sotme do të konfirmohen kandidatët për postin e presidentit, si dhe për Komitetin Ekzekutiv.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju bëj me dije se ditën e sotme, e premte 11 shkurt 2011, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Siç është i parashikuar në statutin e FSHF, Komisioni i Verifikimit do kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve.
Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do t’ju bëj me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSHF.
Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova janë tre prej emrave të propozuar si kandidatë për president.
KOHA JONË SONDAZH

