Zgjidhen dhe detajet e fundit, Paredes sot firmos me Juventusin
Leandro Paredes është futbollisti më i ri i skuadrës së Juventusit. Mëgjesin e sotëm janë zgjidhur dhe detajet e fundit për transferimin në formë huazimi të argjentinasit, me të drejtën e blerjes për 15 milionë euro dhe 5 të tjera që do të jepen në formë bonusesh.
Tashmë lojtari pritet që të kryejë vizitat mjekësore në Paris, ndërkohë që në mbrëmje do të zbarkojë në Torino për të hedhur firmën me ekipin torinez.
Paredes është përforcimi i radhës për “Zonjën e Vjetër” që këtë verë ka qnë shumë aktive me përforcime si Pogba, Di Maria, Kostic dhe blerjen e kartonit të plotë të Chiesa-s. /R.Lika-Koha Jonë/