Zhang karikon ekipin: Shpresoj të festojmë trofeun e parë bashkë!

Interi do të rikthehet të luajë një finale europiane pas 10 vitesh, pasi të premten në mbrëmje do të përballet me Sevillan për finalen e Europa League. Para duelit ka folur edhe pronari i zikaltërve, Zhang Jindong.

“Shpresojmë të gjithë që Interi në finalen e Europa Leagues të na bëjë të lumtur sërish. Shpresoj që të festojmë së bashku trofeun e parë që kur kemi blerë skuadrën e Interit”, tha bosi i grupit kinez Suning.

Skuadra zikaltër është e vendosur në Gjermani, ku po përgatit finalen e të premtes, ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Antonio Conte është se sulmuesi kilen Alexis Sanchez po stërvitet në fushë, për të qenë gati për sfidën me Sevillan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?