Zhbllokohet derbi i Madoninës, Milani në avantazh me Pulisic (VIDEO)

Derbi i shumëpritur mes Interit dhe Milanit në “San Siro” ndizet në minutën e 54-t, kur kuqezinjtë shënuan golin e parë të mbrëmjes pas një kundërsulmi të shpejtë.

Alexis Saelemaekers nisi aksionin me një goditje të fortë drejt portës, të cilën Yann Sommer e devijoi me vështirësi. Topi i kthyer mbeti në zonë dhe aty reagoi më i shpejti Christian Pulisic, që e shtyu në rrjetë pa asnjë hezitim, duke çuar Milanin në avantazh 0-1.

Kuqezinjtë marrin kështu epërsinë në një derbi të tensionuar dhe të luftuar në çdo metër, duke vënë presion të madh mbi Interin për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?