Zhegrova mund të largohet nga Lille, por s’ka oferta konkrete

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Lille është vënë në pikëpyetje, dhe tashmë largimi i tij nga klubi francez nuk është më sekret. Megjithatë, pavarësisht interesimit të disa klubeve europiane, deri tani në zyrat e klubit nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin nga Kosova.

Trajneri i Lille, Bruno Genesio, e ka komentuar situatën disa javë më parë në një konferencë për shtyp, duke nënvizuar se kontrata e Zhegrovës është drejt fundit.

“Sa i përket situatës së tij kontraktuale, besoj se i ka mbetur vetëm edhe një vit deri në përfundimin e marrëveshjes. Në këto kushte, zakonisht ka dy rrugë: ose rinovim, ose largim,” deklaroi Genesio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin, Lille qëndron në pritje të një propozimi konkret, ndërsa Zhegrova mbetet në qendër të vëmendjes së merkatos si një nga emrat më interesantë në Ligue 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?