Zhegrova sinjale pëlqimi Juventusit, gati për transferimin te bardhezinjtë
Juventus vazhdon të insistojë për të transferuar Edon Zhegrovën, yllin kosovar të Lille, i cili ëndërron t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës, Jonathan David, tashmë pjesë e bardhezinjve. Një tjetër sinjal ka ardhur nga rrjetet sociale, ku Zhegrova ka pëlqyer një postim të Kenan Yildiz pas fitores kundër Parmës.
Sulmuesi anësor, i cili ka kontratë me Lille deri në qershor 2026, ka bërë të qartë dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re. Kontakti mes palëve po vazhdon dhe një marrëveshje e minutës së fundit mbetet e mundur.
Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit po ndjekin edhe pistat e tjera në merkato. Drejtori sportiv Damien Comolli po zhvillon bisedime me Paris Saint-Germain për Kolo Muani, ndërsa në diskutime ka dalë edhe emri i mbrojtësit brazilian Lucas Beraldo. Për momentin, PSG pranon vetëm një shitje përfundimtare.
Në rast se operacioni me Beraldo nuk realizohet, bardhezinjtë po mbajnë nën vëzhgim edhe Nahuel Molina, ish-mbrojtësin e Udineses që aktualisht luan për Atletico Madrid, opsion i preferuar nga trajneri Igor Tudor për krahun e djathtë.
Bisedimet midis Juventusit dhe Atleticos për Molinën dhe Nico Gonzalez, i cili po shtyn për t’iu bashkuar skuadrës së Diego Simeones, janë ende në vazhdim.
KOHA JONË SONDAZH

