Zhegrova uron Kosovën, pak orë para duelit të Juves në Turqi
Ylli kosovar Edon Zhegrova ka dërguar një mesazh urimi për Kosovën nga Turqia, pak orë para ndeshjes së rëndësishme në arenën europiane.
Sulmuesi i Juventusit publikoi mesazhin “Gëzuar këtë ditë të veçantë”, duke përshëndetur tifozët dhe vendin e tij në një moment simbolik, ndërsa është i fokusuar në sfidën e mbrëmjes.
Zhegrova pritet ta nisë sfidën kundër Galatasaray nga stoli, në një përballje të rëndësishme të UEFA Champions League. Kujtojmë që për të minutat kanë qenë të limituara këtë sezon.
Gjithsesi ai shpreson që në sfidat në vijim Spalletti t’i besojë më shumë minuta, pasi dhe problemet në krahun e djathtë me një Conceicao jo shumë në formë, nuk kanë munguar.

KOHA JONË SONDAZH

