Zhgënjen ekipi kuqezi. Një miqësore pa ide, fitore minimale ndaj Gjibraltarit

Ekipi kuqezi fitoi në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0-1, falë një penalltie të Jasir Asanit. Në një ndeshje ku Sylvinho eksperimentoi me formacionin, kuqezinjtë u treguan pak aktivë në pjesën e parë, me sinjalet e vetme drejt portës që erdhën nga gjuajtjet e Medon Berishës nga distanca. Situata ndryshoi në pjesën e dytë, kur nga fusha u larguan Broja e Daku, për t’i bërë vend Hoxhës e Shpendit, që shtuan shpejtësinë e manovrës. Fatin e ndeshjes e vendosi një penallti e fituar nga Shpendi dhe e ekzekutuar nga Asani, që i dha kësisoj avantazhin kuqezinjve të cilët e administruan deri në fund.

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Shqipërisë!

90+3′ Asani shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

88′ Shpendi lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga portieri kundërshtar.

84′ Shpendi merr një top në zonë dhe tenton dy herë të godasë, por bllokohet nga mbrojtja vendase.

80′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Pozo dhe në vendin e tij futet El Hmidi.

76′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Valarino, në vendin e tij futet Mauro.

75′ Çokaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Çokaj.

69′ GOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Jasir Asani tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

68′ Penallti për Shqipërinë pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Pozo.

67′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Del Rio dhe në vendin e tij futet Gomez.

63′ Jolley shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Dajsinani dhe në portë e zëvendëson Simoni.

60′ Hoxha hyn në zonë dhe godet me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

57′ Bajrami hyn bukur në zonë dhe pason për Shpendin, i cili godet jashtë kuadratit.

56′ Balliu hedh një krosim në zonë, por devijohet nga McClafferty, i cili rrezikon autogolin.

52′ Hoxha pason për Asanin, i cili me portën e boshatishur e çon topin në rrjetë, por anësori ndaloi aksionin për një pozicion të parregullt.

51′ Pajaziti godet nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

48′ Maldini Kacurri shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Tre zëvendësime te Gjibraltari. Largohen Torrilla, Lopes dhe De Barr, në vendet e tyre futen Perera, Olivero dhe Borge.

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Daku, Hysaj dhe Broja, në vendet e tyre futen Shpendi, Balliu dhe Hoxha.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Medon Berisha tenton sërish me një gjuajtje nga distanca, por këtë herë topi devijohet nga mbrojtësi dhe më pas nga traversa.

34′ Medon Berisha tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi devijohet në fund nga portieri Banda.

31′ Nedim Bajrami hedh një kros në zonë, me topin që largohet nga mbrojtja kundërshtare.

20′ Del Rio provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dajsinani ishte i përgatitur duke e kontrolluar topin pa probleme.

19′ Asani merr një top në krahë dhe tenton të surprizojë portierin, por topi shkon sërish jashtë.

17′ Asani tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

16′ Valarino shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Broja lëviz bukur drejt zonës, duke pasuar për Dakun, i cili nuk godet siç duhet.

1′ Nis sfida në Europa Point Stadium!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?