Zhgënjen Kosova, pëson një humbje të papritur ndaj Jordanisë (VIDEO)
Kosova ka pësuar një humbje të papritur 0-2 në miqësoren ndaj Jordanisë. Në minutën e 18-të, Baha Faisal realizoi një super gol nga distanca me një aksion të nisur me kundër sulm.
Në pjesën e dytë Kosova nuk arriti të gjente golin e barazimit pas disa përpjekjesh. 5 minuta nga fundi i ndeshjes ishin përsëri jordanezët të cilën shënuan golin e sigurisë me anë të Hamza Al Daradour pas një gabimi të mbrojtjes kosovare.
Noor Al Rawabdeh doli me kartonin e kuq në shtesën e ndeshjes, por që nuk do të kishte aspak ndikim, me Kosovën që zhgënjen në testin miqësor.
KOHA JONË SONDAZH

