Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli

Shqipëria U-19 i ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kualifikueset për Europianin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj, u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 nga Izraeli, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar totalisht nga izraelitët, që shënuan tre herë në pjesën e parë dhe tre herë të tjera në pjesën e dytë. Shqipëria U-19 është pjesë e grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet kualifikuese luhen në Shqipëri, ndërsa ndeshja e radhës për kuqezinjtë e Ahamtajt është ndaj Danimarkës më 16 Nëntor dhe më pas me Irlandën e Veriut më 19 Nëntor.

SHKARKO APP