Zhgënjim i madh në kualifikuese, Hamilton: Ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot
Pas kualifikueseve të Çmimit të Madh të Hungarisë një deklaratë e Hamilton, i cili u rendit në vendin e 12, ka bërë shumë përshtypje. Piloti britanik ka lëshuar fjalë me nënkuptim për skuderinë e kuqe, duke vënë në dyshim aftësinë e ekipit. “Kur them në radio ‘çdo herë kështu’, i referohem vetëm vetes. Nuk e di çfarë kam humbur. E pyes veten dhe nuk kam përgjigjje. Meqenëse u arrit pole-position them se ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot”,-u shpreh britaniku.
KOHA JONË SONDAZH

