Zidane 4 ndeshje afat për të shpëtuar shkarkimin, shfaqet hija e Pochettinos
Zinedine Zidane do të ketë 4 ndeshje në dispozicion për të shpëtuar vendin e tij të punës në krye të Real Madrid. Los Blancos pësuan të martën në mbrëmje një humbje shokuese 0-2 ndaj Shakhtar, duke komplikuar së tepërmi çështjen e kualifikimit.
Skuadra spanjolle për momentin gjendet në vendin e tretë në grup, teksa rrezikon skualifikimin që në fazën e grupeve. Situata nuk është e mirë as në kampionat, ku gjendet 7 pikë larg nga Sociedad.
Gazeta “Marca” raporton se francezi do të ketë edhe katër ndeshje afat për të bindur drejtuesit se duhet të vijojë në krye të Realit. /Koha Jone/