Zidane e la jashtë ekipit, Kroos kapet mat duke biseduar me Guardiolën
Një episod i çuditshëm ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester City, e fituar 2-1 nga skuadra angleze. Kamerat në fakt kanë fokusuar një takim mes Pep Guardiolës dhe Toni Kroos, të cilët njihen që nga koha kur futbollisti gjerman ka qenë pjesë e Bayernit.
Ata janë parë duke biseduar mes tyre, teksa përmbajtja nuk dihet ende. Mediat spanjolle janë çmendur nga ky episod, teksa lojtar u la jashtë skuadrës për zgjedhje teknike nga trajneri Zidane.
Gjermani ka një kontratë që e lidh atë me Realin deri në vitin 2023, por asnjëherë nuk ka fshehur vlerësimin e tij për trajnerin spanjoll. Një transferim i mundshëm në verë te City mund të jetë mëse i mundshëm, pasi “qytetarët” do të humbasin David Silvën në fund të sezonit. /R.Lika-Koha Jone/