Zidane e thotë hapur: Dua të marr drejtimin e Francës!
Në një intervistë të gjatë për 50-vjetorin e tij, Zinedine Zidane ka folur për gazetën L’Equipe. Ish-mesfushori francez ka shprehur ambiciet e tij për të marrë një ditë drejtimin e Francës.
“Sigurisht që dua. Shpresoj që të ndodh një ditë. Kur? Nuk varet nga unë, por dua të rrethin e drejtimit me kombëtaren e Francës. Kam qenë futbollist që është gjëja më e bukur.
Ka qenë kulmi. Tani jam një trajner, dhe kombëtarja franceze është në kokën time. Vendi i Deschamps? Nuk e di. Do e bëj në momentin e duhur. Nuk varet asgjë nga unë”, ka thënë Zidane.
Strategu francez këtë verë hodhi poshtë propozimin e PSG për të marrë drejtimin e tyre, teksa synimet e tij janë vetëm drejtimi i Juventusit te klubet dhe i Francës me kombëtare. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

