Zidane flet pa humbjes: Faji është i imi, jam trajneri!
Real Madrid pësoi një tjetër humbje në kampionat mbrëmjen e djeshme kundër Alaves, e cila është e tretë për këtë sezon në kampionat. Trajneri Zidane ka fajësuar veten për humbjen, teksa ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga ekipi.
“Kanë shënuar pas tri minutash, gjithçka është komplikuar menjëherë. Kur ndeshja fillon në këtë mënyrë, është e vështirë. Nuk kemi luajtur si skuadër, duhet të ruajmë gjithmonë përqendrimin sepse çdo kundërshtar është i rrezikshëm. Nuk duhet të kërkojmë justifikime.
Kemi bërë një ndeshje të keqe, veçanërisht në fillim dhe nuk kemi arritur të ndryshojmë. Në pjesën e dytë nuk kemi krijuar shumë raste dhe goli i dytë ka ardhur menjëherë. Gabimet e lojtarëve? Është faji im, jam trajneri. Duhet të ndërrojmë faqe, të martën kemi një ndeshje tjetër”, deklaroi Zidane.