Zidane gati për t’u rikthyer, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit 2026

Zinedine Zidane duket se po numëron ditët për t’u rikthyer në stolin e trajnerit. Legjenda franceze, i larguar nga Real Madridi në vitin 2021, sipas të përditshmes L’Équipe është kandidati kryesor për të pasuar Didier Deschamps në krye të kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, burimet franceze raportojnë se “Zizou” tashmë po përgatitet seriozisht për këtë detyrë: ai analizon rregullisht ndeshje dhe mban kontakte të vazhdueshme me Laurent Blanc, ish-trajnerin e “Bleus” nga viti 2010 deri më 2012.

Që nga largimi nga “Los Blancos”, Zidane ka refuzuar çdo ofertë nga klubet e mëdha europiane, duke shpresuar se një ditë do të bëhej trajneri i Francës. Një qëndrim i tillë, i motivuar nga dëshira për të drejtuar kombëtaren e tij, thuhet se është vlerësuar shumë edhe nga Federata Franceze e Futbollit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Zidane gati për t’u rikthyer, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?