“Zidane i ri”, zbulohen tri skuadrat që duan Nedim Bajramin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po merr elozhe të shumta në Itali. Mediat vendase tashmë i kanë vendosur një titull të ri 22-vjeçarit.

“Një talent nga Seria A ka fituar pseudonimin ‘Zidane i ri’ dhe shumë skuadra tashmë kanë lëvizur për ta marrë atë.  Ekipi që ai luan po shpreson shumë te ai, por nëse një ofertë e rëndësishme do të vinte , lojtari mund të largohet menjëherë”, shkruan media italiane “CALCIOPOLIS”, duke e cilësuar shqiptarin si një Zidane i ri.

Gjithashtu kjo media ka zbuluar dhe cilat ekipe janë vënë në ndjekje të Bajramit. Tre emra të mëdhenj të futbollit italian janë në kërkim të shërbimeve të shqiptarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli dhe Lacio duket se kanë hyrë në garë, por dhe Fiorentina nuk mbetet pas, me ekipin “vjollcë” që po përpiqet të ngrejë një skuadër pretendente për të arritur Europën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?