Zidane: Isko do largohet? Nëse më pyesni mua, ai qëndron përjetë këtu!
Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka shuar të gjitha zërat që e shohin Isckon larg “galaktikave” në fund të këtij sezoni. Strategu madrilen ka folur para ndeshjes ndaj Real Sociedadit.
“Disa kohë më parë më pyesnin se përse nuk bëra blerje. I besoj ekipit tim deri në fund. Kur filloj një gjë, unë shkoj në vdekje me atë që bëj. Unë besoj në atë që bëj. E dua Iskon, dhe dua që ai të qëndroj gjithmonë këtu. Ai është shumë i mirë, dhe këtë gjë e ka demonstruar. Ju më pyesni dhe unë ju përgjigja, besoj se kjo tashmë është një çështje e mbyllur.
Real Sociedad? Është një skuadër shumë e mirë. Duam që të bëjmë një ndeshje të mirë. E dimë që do të kemi një përballje të vështirë dhe jemi përgatitur për këtë gjë”, ka thënë francezi për mediat iberike. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

